Një numër i madh simpatizantësh të Partisë Demokratike ishin mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë së Shtetit, ku deputeti Ervin Salianji u dorëzua tek autoritetet për të nisur dhe dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
“Rama ik, poshtë diktatura” ishin thirrjet e të pranishmëve, teksa Salianji tha përpara tyre se shumë shpejt edhe dita e demokratëve do të vijë.
“Kjo betejë nuk përfundon këtu. Nuk është e lehtë. Shumë demokratë kanë vuajtur represionin e kësaj qeverie, përmes vjedhjeve, doganave, policisë, varfërisë, banditëve. Ne do t’i çmontojmë. Dita e demokratëve do të vijë”, tha Salianji.
Salianji do ta kryejë dënimin e tij në burgun e Fierit.