Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 tetor, ora 14:00, për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit Ervin Salianji, për pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg.
Kërkesa do të shqyrtohet nga një Kolegj Penal me relator gjyqtarin Sokol Binaj.
Në kërkesën e dërguar në Gjykatën e Lartë Salianji pretendon se vajtja në qeli i shkakton pasoja të rënda, humbjen e mandatit të deputetit, por edhe pamundësi kandidimi në zgjedhjet e vitit 2005.