Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Mësohet se ish-deputeti ka qëndruar rreth 20 minuta në prokurori, ndërsa ka qenë vetë ky i fundit ai që ka bërë kërkesë për t’u paraqitur.
Salianji akuzohet për kallëzim të rremë për dosjen “Babale”.
Ai i ka cilësuar hetimet e prokurorisë ndaj tij si të nxitura politikisht.