Bota Salman Rushdie drejt shërimit, djali i shkrimtarit: Nuk e ka humbur sensin...

Salman Rushdie drejt shërimit, djali i shkrimtarit: Nuk e ka humbur sensin e humorit

Shkrimtari Salman Rushdie ka hyrë në rrugën e rikuperimit, por kjo do të kërkojë kohë. Kështu ka deklaruar agjenti i tij.

Novelisti britanik me prejardhje indiane vazhdon të jetë i shtruar në spital si pasojë e plagëve të marra nga agresioni i javës së kaluar në Nju Jork.

Djali i tij, Zafar, deklaroi përmes një postimi në Twitter se të atit i ishte hequr aparati respirator, duke i mundësuar atij të flasë dhe të tregojë se sensi i tij i humorit nuk është prekur.

Më herët, Hadi Matar, personi i akuzuar si autor i sulmit me thikë, u vetëdeklarua i pafajshëm lidhur me akuzën e “tentativë vrasjeje”.

Ngjarja ndodhi në një festival letrar. Motivet e Matar janë ende të paqarta, por dyshohet se ai simpatizon kauzën e trupave të Gardës Revolucionare Iraniane.

Rushdie është përballur për vite me radhë me kërcënime me vdekje për shkak të librit të tij “Varagjet Satanike”, që shumë myslimanë e konsiderojnë si blasfemi.

Ai u detyrua të jetonte i fshehur kur ish-liderei iranian, ajatollahu Ali Khomeini shpalli një dekret për vrasjen e shkrimtarit.