Bota Salvinin e zë gjumi në avion, vajza i bën gjestin që nuk...

Salvinin e zë gjumi në avion, vajza i bën gjestin që nuk e priste

Matteo Salvini ishte duke fjetur në aeroplan dhe një vajzë e ulur pranë tij, shfrytëzoi mundësinë për të bërë një selfie me kreun e Legës, ku e ofendon duke i treguar gishtin e mesit.

Fotoja më pas përfundoi në rrjetet sociale dhe shkaktoi një lum komentesh dhe reagimesh. Ishte pikërisht vajza, e cila i bën “tag” Salvinit shoqëruar me disa zemra të vogla.

Ish-ministri i Brendshëm merr menjëherë situatën në dorë dhe e publikon foton shoqëruar me një koment “Sa bukur të udhëtosh në shoqërinë e njerëzve të edukuar! Ndoshta më pas del në shesh për të protestuar kundër urrejtjes dhe dhunës.”

Një lëvizje kjo që e shoqëruar dhe me polemikat e shkaktuara në rrjet pas publikimit të fotos detyruan vajzën të çaktivizojë profilet në rrjetet sociale.