Samiti i nismës për bashkëpunimin e vendeve të Europës juglindore ka përfunduar me një “incident” të vogël diplomatik ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Rama ka ironizuar qasjen europiane ndaj integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke e prezantuar para Scholz kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, si “kryeministër të Bullgarisë Perëndimore”, duke ironizuar në këtë mënyrë kushtet që i vendosen këtij vendi në procesin integrues, vend i cili pak vite më parë ndryshoi edhe emrin për të shuar konfliktin që kishte me Greqinë.
Në samitin dy ditor, lajme të mira pati edhe për Kosovën, ku kreu i qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis, u shpreh do të jap mbështetjen e plotë në proceset integruese të Kosovës.
Greqia kërkon bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe të energjisë, përfshi edhe pasuritë minerare të Kosovës, pikërisht atë që kërkon edhe Serbia prej Kosovës.
Greqia si anëtare e BE-së i siguron vendet e Ballkanit se ajo do jetë ambasadorja e tyre deri ne anëtarësim të të gjitha vendeve pa asnjë përjashtim.