Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Romë për të marrë pjesë në Forumin ndërqeveritar të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Europës Qendrore e Jugore, InCe, që do të zhvillohet ditën e sotme, 19 dhjetor në ambientet e Ministrisë së Jashtme Italiane.
Pas 18 vitesh i takon Italisë të marrë Presidencën e radhës së InCe që përkon dhe me 30 vjetorin e krijimit të këtij Forumi.
Ky takim do të drejtohet nga Kryeministri italian Giuseppe Conte e marrin pjesë 17 vende; 9 prej tyre janë anëtare të Bashkimit Europian; Bullgaria, Kroacia, Italia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia e Hungaria. 5 janë vende në perspektivën e hyrjes në BE si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Hercegovina e Mali i Zi, si dhe 3 vendet e tjera Moldavia, Ukraina e Bjellorusia.
“Romë – Samiti i vendeve të Nismës së Europës Qëndrore (CEI) nën drejtimin e Italisë mike, një mundësi më shumë për të nxitur pjesëmarrjen dhe angazhimet konkrete në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 🇦🇱🤝🇮🇹”, shkruan Rama në Facebook.