Pas përfundimit të Samitit të Brdo Brijunit, presidenti i Polonisë Andrzej Duda, tha sot se Bashkimi Europian duhet t’i mbajë dyert e hapura për anëtarësimin e Ballkanit dhe të gjej programe e instrumente që e mbështesin këtë gjë. Ndërkohë, presidenti i Polonisë foli për situatën në Ballkan duke theksuar faktin se mes vendeve fqinje duhet të ketë dialog, referuar këtu Kosovës dhe Serbisë.
“Historia e këtyre tokave është mjaft e vështirë. Për mua kjo është diçka e ndryshme me atë që përballemi në Poloni. Këto dukuri në vendin tim kanë ndodhur në Luftën e II Botërore, por këto çështje tani mund të diskutohen me qetësi dhe nuk ka më mërira.
Këto çështje duhet të diskutohen dhe zgjidhen nëpërmjet dialogut mes liderëve dhe drejt rrugës së tyre në BE. Kjo është një detyrë e madhe e Brukselit dhe vendeve anëtare të BE që ta kuptojë këtë proces dhe ta mbështesin. Ky është një rol i madh që luhet nga dy vendet. Europa Juglindore ka nevojë për Evropën dhe anasjelltas. BE duhet t’i mbajë dyert e hapura për anëtarësim, të gjej programe dhe instrumente që e mbështesin këtë gjë”, tha presidenti i Polonisë.