Gianni de Biasi mbetet sërish “rezervë”. Ish-trajneri i Shqipërisë, nën drejtimin e të cilit kuqezinjtë shkruan historinë me pjesëmarrjen në Euro 2016, duhet të presë me gjatë për të marrë drejtimin e një skuadre. Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, ka zgjedhur Claudio Ranierin për të zëvendësuar të shkarkuarin Eusebio Di Francescon.
Palët kanë gjetur gjuhen e përbashkët dhe tashmë pritet të përcaktohen vetëm disa detaje të vogla ekonomike para se të bëhet zyrtarizimi i Ranierit (gjatë ditës së sotme). Trajneri që bëri histori me Leicester City-n, për ironi të fatit do të debutojë në krye të Sampdorias kundër Romës, ish-skuadrës së tij, në javën e tetë të Serisë A.