Sekretarja për shtypin në shtëpinë e bardhë, Sarah Sanders, tha për një rrjet televiziv fetar se zoti ka dashur që Donald Trump të bëhet president.
Sanders i bëri komentet në një intervistë me rrjetin Kristian të transmetimit, CBN, duke thënë se kjo ishte arsyeja përse Trump ishte në detyrë.
“Unë mendoj se Zoti na thërret të marrim role të ndryshme në kohë të ndryshme dhe unë mendoj se zoti donte që Donald trump të bëhej president. Ndaj ai është këtu dhe unë mendoj se ka bërë një punë të jashtëzakonshme në mbështetjen e shumë gjërave të rëndësishme për njerëzit e fesë”, u shpreh Sarah Sanders.
Sekretarja për shtypin tha edhe se ishte shumë e vështirë të marrësh leksione morali nga Partia Demokratike.
Demokratët e kanë sulmuar propozimin e Donald Trump për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën, duke e quajtur immoral.
Evangjelistët amerikanë ndërkohë e mbështesin fuqimisht presidentin Trump.
“Washington Post” raporton se Trump ka marrë votat e 80 për qind të evangjelistëve në 2016, një shifër kjo më e lartë se e kandidatëve të tjerë presidencial republikanë Mitt Romnei dhe Xhon MekKein, në zgjedhjet e mëparshme.