Sport Sanksionet nisi të japin efektet e para, Abramoviç tërhiqet nga ekipi i...

Sanksionet nisi të japin efektet e para, Abramoviç tërhiqet nga ekipi i Chelsea-t

Miliarderi rus, Roman Abramoviç ia ka kaluar pronësinë e ekipit të futbollit të Chelsea-it, fondacionit të tij bamirës.

Në një komunikatë për mediat thuhet se pas 20 vitesh rol në krye të ekipit, tani ka vendosur që të tërhiqet.

“Po ia besoj tani Chelsea-n fondacionit bamirës. Besoj se janë në pozitat më të mira për t’u mbrojtur interesat e klubit, lojtarëve dhe tifozëve”, shprehet Abramoviç.

Zyrtarë të ndryshëm në Britani, gjatë kohëve të fundit kanë bërë thirrje për bllokimin e pasurisë së miliarderit rus.

Deputetë të ndryshëm në Britani kanë bërë thirrje për sekuestrimin e pasurisë së tij pasi është i lidhur me Putin.

Nuk dihet ende nëse tërheqja publike nga roli i presidentit do të thotë një përgatitje për shitje të klubit, por qartësisht vendimi ka të bëj me ngrirjen e aseteve të miliarderëve rusë në Britaninë e Madhe, si sanksion ndaj sulmit të Moskës në Ukrainë.

Vendimi vjen pasi ministrja e Jashtme britanike Lizz Truss njoftoi sot një listë të re oligarkësh rusë mbështetës të Putin, ndaj të cilëve do merren masa të rrepta në ditët në vijim.

Abramovich, që prej kohësh jetonte në Izrael, nuk përmendi konfliktin. Në të kaluar, ai ka mbajtur edhe poste politike të rëndësishme si ai i guvernatorit të shtetit siberian të Çukotkës.