Bota Sanna Marin bën testin e drogës pas videos duke festuar: Rezultatet do...

Sanna Marin bën testin e drogës pas videos duke festuar: Rezultatet do të vijnë brenda një jave

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha të premten se kishte bërë një test droge pas publikimit të një videoje në fillim të kësaj jave që tregonin se po festonte me miqtë e saj.

Ajo u zotua se nuk kishte përdorur kurrë droga ilegale.

“Sot kam bërë një test droge dhe rezultatet do të vijnë brenda një jave, – tha ajo në një konferencë për shtyp. Asnjëherë në jetën time nuk kam përdorur drogë”.

Videoja e Marin duke festuar me miq të saj dhe artistë të njohur finlandezë nisën të qarkullojnë në rrjetet sociale këtë javë dhe u publikuan nga disa media në Finlandë dhe jashtë saj.

Marin ishte përballur me thirrjet për të bërë një test droge nga politikanët në koalicionin e saj qeveritar si dhe nga opozita pas shfaqjes së videos.