Sanremo zbriti mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës, ku performuan për qytetarët dhe turistët këngëtarët yje të viteve ’80.
Me mijëra spektatorë, mes tyre shumë turistë përjetuan momente magjike. Ata performuan në një skenë në Lungomare.
Këngëtari Pupo vlerësoi marrëdhënien midis dy vendeve Itali-Shqipëri dhe përzemërsisht falënderoi mikpritjen e vlonjatëve.
“Shiko sa shumë njerëz janë këtu në Lungomare në Vlorë. Është një sukses i madh dhe iniciativë e Sinan Idrizit. Faleminderit të gjithëve. Po mendoj seriozisht që të bëj një investim këtu në Vlorë sepse është një vend i zhvilluar dhe mund të shijosh jetën”, tha Pupo.
Të pranishëm në koncert ishin këngëtarët Albano, Riccardo Fogli, Pupo, Mietta, Marco Masini, Matia Bazar, Iva Zanicchi, Michelle Zarillo dhe Scialpi.
“Më pëlqen shumë. Më pëlqen shumë. Është një atmosferë e bukur! Jemi vëllezër! Jam i emocionuar. Është bukur të jesh këtu”, u shpreh Scialpi.
Ndërsa Ricardo Fogli tha se “kam qenë disa vite më parë. Është shumë bukur, do të vij që të bëj pushimet këtu”.
Kreu i bashkisë së Vlorës ka përshëndetur ketë spektakël që kanë dhuruar artistët italianë.