Sara dhe menaxheri i Bardhit, Jetmir Agaj janë përplasur virtualisht në Instagram, pasi Sara supozoi se dalja e këngëtarit nga gara e “BBVA 3” për arsye se e ëma kishte probleme shëndetësore. Në prime, Sara ka pretenduar se palë të treta janë përfshirë në daljen e papritur të Bardhit nga shtëpia, duke akuzuar menaxherin se e ka stisur sëmundjen e nënës së këngëtarit, që ai të linte garën.
Pas këtyre supozimeve, Bardhi publikoi një foto të nënës në spital dhe njoftoi njerëzit që nëna e tij ishte mirë. Pas postimit të Bardhit, menaxheri i tij, në një postim në Instastory, u shpreh: “Është turp të përmendësh emrin tim kur është në pikëpyetje shëndeti i nënës së vet! Njerëz të sëmurë psikikë, toksikë, të çmendur për famë e për vëmendje e lajme”.
Më pas, Jetmiri u shpreh: “Famën ky (Bardhi) e ka marrë me punë, me këngë, me sjellje jo me skandale. Por, ju premtoj se kush mundohet të përdorë këto situata, kam për t’ia dhënë famën, por për të keq”, duke shtuar se i uron nënës së Bardhit shërim të shpejtë.
“Po duroj dhe po hesht vetëm për hatër të Bardhit. Nuk të kam asnjë borxh! Po mbaj në kurriz ofendime nga publiku pa të drejtë, prej heshtjes, por dije që prapë për hatër të Bardhit”.
Më tej, shtoi:
“Edhe një story sulm ndaj meje dhe do të ta shkatërroj figurën dhe planet e tua me vetëm 1 postim e do e kesh gjithë shqiptarinë kundër! Hiq dorë vëlla, nuk arrite të na ndash, është më e fortë se ti! Boll kërkove vëmendje me zor”, përfundoi ajo.
Ndërkohë, Bardhi, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku flet për shëndetin e së ëmës.
“Pranë teje në krejt rrethanat. Ti je arsyeja me të gjitha meritat për djalin që unë jam! I lumtur që je mirë! Falenderues për të gjithë njerëzit që më kanë shkruar për gjendjen shëndetësore të nënës. Kërkoj falje për të gjithë ata adhurues që u dëshpëruan nga dalja ime e parakohshme, por në fund të ditës, shëndeti i gruas më të rëndësishme në jetën time vendosi ndryshe. Shihemi shumë shpejt!”, shkroi këngëtari.