Maurizio Sarri, është prezantuar si trajner i ri i Juventusit dhe ne konferencën për shtyp ai është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, të cilët e kanë bërë të flasë për Napolin dhe tradhtinë ndaj tyre, siç thonë napoletanët.
Napoli? “Unë kur kam qenë te Napoli kam dhënë gjithçka, sepse jam i lindur në Napoli dhe jam një tifoz i Napolit. Kam dhënë gjithçka nga pikëpamja profesionale. Në muajt e fundit kam pasur disa dyshime mes pjesë profesionale dhe asaj logjike”.
Moduli? “Duhet të dimë se cilët janë 2-3 lojtarët që do të bëjnë diferencën dhe më pas t’i vendosim nën kushtet që të bëjnë diferencën. Në vitet e fundit unë kam luajtur me 4-3-3 dhe nuk kam luajtur prej vitesh me treukartist. Te Çelsi 4-3-3 ishte shumë i ndryshëm nga skema te Napoli. Moduli është një pasojë e karakteristikave që kanë lojtarët”.
Ronaldo? “Dua të ndikoj për mirë te rekordet e Ronaldos. Po flasim për një top-player, atë që qëndron më lart se të tjerët që kam stërvitur. Do të doja ta ndihmoja që të arrinte shifra më të rëndësishme. Kam stërvitur edhe te Çelsi apo te Napoli lojtar të mirë”.
Tradhtia? “Ish-lojtarët e mi më kanë quajtur tradhtar, por mund ta thonë këtë gjë për të jetuar më mirë aty dhe për t’u përshtatur, ndërsa mesazhet private janë shumë ndryshe, nuk mund t’i zbuloj. Në Napoli, mënyra si ika, ndodhi për një zgjedhje të huaj për respekt. Në jetën time kam respektuar këdo. Për fanellat që kam përfaqësuar kam dhënë 110%, siç do bëj edhe te Juventusi”.
Juventusi? “Ky është kurorëzimim i karrierës time, që nuk ka qenë aspak e lehtë, për ato që kam kaluar. Kurrë nuk kam parë në 30 vite të karrierës time një klub të më kërkoj kaq fort sa Juventusi. Kjo gjë më befasoi, pasi është një klub kompakt, me drejtues dhe një sjellje shumë të vendosur”.
Tuta apo kostum? “Nuk e di ende, do të bisedoj me drejtuesit, nuk e mendoj tani. Kur të jem jashtë fushe, kur përfaqësoj këtë klub do jem me kostum, ndërsa në fushë se di ende. Rëndësi ka që në këtë moshë mos të dalë nudo (qesh)”.
Higuan? “Është një djalë që e dua shumë. Por, këtë herë varet nga ai. Do të flas me drejtuesit dhe do të marrim një vendim. E ndjej si detyrë të pyes edhe lojtarët që luajnë këtu prej disa vitesh. Është mungesë respekti nëse nuk i dëgjoj do të flas për çdo gjë dhe cështjen “Higuain”.
Dibala dhe Ronaldo si sulmues? “Kur një lojtar ka cilësinë e Dibalës dhe Ronaldos, mund të luajë kudo. Ajo që do të ndryshojë është interpretimi i rolit, pasi secili ka karakteristikat e veta”.
De Laurentis dhe Alegri? “Me presidentin nuk kam folur, të gjithë mendojnë se kemi një raport jo të mirë, por unë do ta falenderoj atë, sepse më ka dhënë një mundësi të madhe. Me Alegrin nuk kam folur, sepse ka qenë një verë shumë e nxehtë të paktën për mua. Do të kem mundësinë të flas me të dhe ndoshta takohem. Por zakonisht kur takohemi nuk flasim për futboll, por për gjëra të tjera”.