Maurizio Sarri i gëzohet titullit të tij të parë në karrierë si trajner. Me suksesin 2-0 ndaj Sampdorias, Juventusi fitoi matematikisht titullin e 9-të radhazi dhe Scudetton e 36-të në historinë e klubit, një triumf që erdhi dy javë para fundit të sezonit për kënaqësinë e Maurizio Sarrit.
“Ky titull ka një aromë të veçantë. Të fitosh nuk është aspak e lehtë, por Juventusi e bën prej vitesh diçka të tillë. Është gjithmonë e rrezikshme kur një gjë merret si e sigurt në sport. Ka qenë një vit i mundimshëm, një kampionat i veçantë dhe shumë i rivalizuar. Ia dolëm të fitonim titullin dy javë përpara fundit dhe merita është e gjitha e lojtarëve. Dëmtimi i Dybala? Do e vlerësojmë gjendjen e tij, ekziston ndjesia që ishte një problem muskulor. Kisha frikë nga kova e ujit në festën me lojtarët, por e mora më vonë gjithsesi“, deklaroi trajneri i bardhezinjve.
Tashmë vëmendja e bardhezinjve shkon e gjitha te sfida e kthimit në raundin e 1/8-ave të Champions League, ku Juventusi duhet të përmbysë humbjen 1-0 të ndeshjes së parë