Lazio ka triumfuar në derbin ndaj Romës në një ndeshje të mbushur me emocione të shumta, tension dhe mbi të gjitha gola, e cila në fund u mbyll 3-2.
Skuadra e drejtuar nga Sarri dhe me Hysajn në fushën e lojës zhvilloj një ndeshje fantastike. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1, me gola të shënuar nga Milinkovic-Savic e Pedro për Lazio-n, ndërsa Ibanez ngushtoi diferencën teksa e dërgoi topin në rrjetë me kokë në minutën e 44-t.
Me nisjen e pjesës së dytë, skuadra e Mourinho-s tenstoi me të gjitha mënyrat për të gjetur golin e barazimit, por në momentin më të mirë të saj, Anderson shënoi për herë të tretë për Lazio-n në minutën e 63-të, ndërsa vetëm 6 minuta më pas, Veretout ngushtoi sërish shifrat, por vetëm kaq. Pavarësisht përpjekjeve të verdhekuqve, deri në minutën e 95, goli i barazimit nuk erdhi dhe një meritë të madhe për këtë ka edhe paraqitja e shkëlqyer e Elseid Hysaj.
Me ketë fitore, Lazio ngjitet në vendin e 6 me 11 pikë, një më pak se Roma, e cila mban vendin e katërt.