Sport Sassuolo bën surprizën, mposht Interin. Bajrami shënon dhe bën shqiponjën në “San...

Sassuolo bën surprizën, mposht Interin. Bajrami shënon dhe bën shqiponjën në “San Siro”

Interi ka pësuar humbjen e parë në Serie A këtë sezon dhe këtë ia ka shkaktuar Sassuolo në “San Siro”.

Zikaltrit kaluan të parët në avantazh në këtë sfidë në fundin e pjesës së parë me një gol të realizuar nga Dumfries. Ndërkohë, në pjesën e dytë ishte mesfushori shqiptar, Nedim Bajramin, ai që barazoi rezultatin me një goditje të bukur brenda zonës dhe festoi me shqiponjë.

Përmbysjen e madhe e realizoi Berardi, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm për t’i dhënë 3 pikët skuadrës së tij.

Ndërkohë, edhe Napoli ka bindur në ndeshjen e kësaj mërkurë teksa ka fituar 4-1 ndaj Udineses. Pikët e plota i mora edhe Lazio, e cila mposhti 2-0 Torinon.

Pas javës së gjashtë, Interi dhe Milani ndaj vendin e parë me 15 pikë, ndërsa ndiqen nga Juventusi me 13 pikë.