Kina zbret në Hënë. Zyrtarët kinezë kanë njoftuar se kanë ulur me sukses një anije hapësinore robotike në Hënë, në të parën përpjekje të tillë të vendit.
Në orën 10:26, sipas orës së Pekinit, sonda e telekomanduar “Chang’e-4” u ul në polin jugor “Aitken Basin” të Hënës.
Media shtetërore kineze raporton se sonda mban instrumente për të analizuar gjeologjinë e rajonit të paeksploruar ndonjëherë, si dhe do të kryejë eksperimente biologjike.
Ulja në sipërfaqen e Hënës konsiderohet si një hap i rëndësishëm në eksplorimin e hapësirës. Ka patur disa misione në Hënë vitet e fundit, por pjesa më e madhe kanë qenë fluturime në orbitën e saj, fluturime të afërta apo prekje.
Ulja e fundit e komanduar në Hënë ishte ajo e “Apollo 17” në vitin 1972. Sonda “Chang’e-4” ka dërguar ndërkohë edhe fotot e para nga sipërfaqja e Hënës, që janë shpërndarë më pas nga media shtetërore.
Pa një lidhje të drejtpërdrejtë komunikimi, të gjitha fotot dhe të dhënat duhet të kalojnë përmes një sateliti të veçantë, para se të mbërrijnë në Tokë.
Misionet e mëparshme në Hënë janë ulur në anën e satelitit që është i drejtuar nga Toka, por kjo është e para herë, që një mjet ulet në anën e paeksploruar dhe të largët të tij.