“Myslimanët dhe feja e tyre islame janë pjesë e shoqërisë sonë dhe pjesë e Gjermanisë”, deklaroi presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schaeuble.
“Integrimi në çdo rast ndikon tek secili prej nesh dhe nuk është një rrugë me dy korsi. Myslimanët duhet të kuptojnë se jetojnë në një vend të edukuar nga traditat dhe vlerat e lirisë së iluminizmit“, shtoi ai.
Fjalët e eksponentit të CDU rihapin debati që u mbinxeh nga deklarata e aleatit bavarez Horst Seehofer, ministër i Brendshëm i qeverisë Merkel, i cila pretendon se “Islami nuk i përket Gjermanisë” dhe se ”Gjermania është formuar nga krishterimi”.
Schaeuble gjithashtu ka paralajmëruar kundër paragjykimeve rreth Islamit dhe nga ata që e përshkruajnë atë si një fe të prapambetur dhe të urryer.
”Kjo është një karikaturë dhe nga një karikaturë mund të arrish te një armik imagjinar”, tha ai.