Sport Scholes mahnitet nga Yildiz pasi e pa të luante kundër Man. City:...

Scholes mahnitet nga Yildiz pasi e pa të luante kundër Man. City: Kush dreqin është ky?

Kenan Yildiz e kishte nisur sezonin e tij në Champions League me Juventus në mënyrë të jashtëzakonshme, duke shënuar një gol të mrekullueshëm kundër PSV-së në fitoren 3-1 që bardhezinjtë arritën ndaj holandezëve në “Allianz Stadium”. Një perlë që impresionoi tifozët si në stadium ashtu edhe ata para ekraneve.

Trajneri Thiago Motta nuk heq kurrë dorë nga talenti i tij dhe ndaj Manchester City, në një natë ku gjithë vëmendja botërore ishte përqendruar në Torino, Yildiz shkëlqeu si kurrë më parë. Ai kontribuoi me një asist vendimtar për golin e parë të Vlahovic, që zhbllokoi ndeshjen, përpara golit të dytë nga McKennie, duke habitur Paul Scholes.

Një performancë që mahniti Scholes

Për Manchester City ishte e vështirë të kontrollonte lëvizjet e Yildiz, i cili nuk ofroi pika referimi të qarta, duke lëvizur vazhdimisht në të majtë dhe duke u futur në qendër sa herë e kërkonte rasti. Paraqitja e turkut mori vlerësime të shumta, përfshirë edhe ato të Paul Scholes, një legjendë e futbollit europian dhe botëror, ish-shtyllë e Manchester United dhe aktualisht opinionist televiziv. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të sfidës mes Juventusit dhe City, Scholes publikoi një histori në llogarinë e tij në Instagram, ku i habiti të gjithë: “Kush ka*in është ky Yildiz?”

Postimi i Scholes në rrjetet sociale

Kjo pyetje retorike shprehte qartë habinë dhe admirimin e tij pas paraqitjes së Yildiz kundër City. Postimi shoqërohej me duartrokitje dhe logon e Juventus, duke i dhënë më shumë peshë komplimenteve për lojtarin dhe klubin. Me sa duket, Scholes nuk kishte ndjekur me vëmendje më parë një ndeshje të Juventus, veçanërisht performancat e Yildiz, ndaj reagimi i tij ishte aq i habitur. Nuk është rastësi që një ish-lojtar i United vuri në pah një talent që tashmë ka tërhequr vëmendjen e “Djajve të Kuq” të Amorim.

Përulësia e Yildiz: Nder i madh të luaj kundër Haaland

Fjalët e Scholes mund të shihen pothuajse si një thirrje për ish-klubin e tij që të ndjekë nga afër talentin e Juventus. Megjithatë, bardhezinjtë duket se nuk kanë ndërmend ta shesin Yildiz për shifra që nuk janë “marramendëse”. Aktualisht, ai është një pjesë e pazëvendësueshme e formacionit titullar të Thiago Motta, i cili po punon për ta zhvilluar atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas ndeshjes, Yildiz u intervistua nga idhulli i tij, Alessandro Del Piero, duke treguar një përulësi të jashtëzakonshme pak para fillimit të sfidës: “Është një nder i madh të luaj kundër Haaland”.