Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar perëndimin që të shmangë krijimin e kushteve për një Luftë të Re të Ftohtë që mund ta ndajë botën në “blloqe”.
Në një opinion të shkruar për Foreign Affairs, botuar sot, kancelari bën thirrje që të bëhet çdo përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja.
Teksa veçoi Kinën dhe Rusinë si dy vende që përbëjnë kërcënim për një botë shumëpolare, ai bëri thirrje për një unitet më të fortë evropian dhe transatlantik.
Për Scholz, perëndimi duhet të mbrojë vlerat demokratike dhe të mbrojë shoqëritë e hapura.
“Gjermanët synojnë të bëhen garantuesit e sigurisë evropiane që aleatët tanë presin që ne të jemi, ndërtuesit e urës brenda Bashkimit Evropian dhe të luajmë rolin e avokatit për zgjidhjet shumëpalëshe të problemeve globale”, shprehet kancelari gjerman në artikullin e botuar në “Foreign Affairs”.