Arnold Schwarzenegger nuk është thjesht një nga aktorët tanë më të dashur. Tashmë ai është shefi i ri i seksionit “aksion” në Netflix.
Ky post nënkupton që Schwarzenegger ndër të tjera, do të vendosë se cilët do të jenë filmat aksion të platformës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një video dy minutëshe, të cilën e ka postuar edhe në Instagram.
Ai shfaqet teksa vjen me tankun e tij M47 Iron Arnie e ku shprehet “askush nuk e do aksionin aq sa unë”, duke thënë se kjo është arsyeja se përse ka pranuar këtë pozicion sfidues. Aktori hollivudian Schwarzenegger premton shumë aksion.