Kryesore Seanca parlamentare nis me tension, Noka e nxjerr inatin me punonjësit e...

Seanca parlamentare nis me tension, Noka e nxjerr inatin me punonjësit e Gardës, iu hedh miell

Tjetër seancë e tensionuar kjo e së enjtes. Deputetet e Partisë Demokratike janë pozicionuar në hyrje të parlamentit, ku ka pasur edhe një radikalizimin të qëndrimit sa i përket deputetëve të përjashtuar të opozitës. Flamur Noka iu ka hedhur miell punonjësve të gardës me argumentin se ata po zbatojnë vendime të paligjshme për ti ndaluar ata që të futet në parlament.

Janë 23 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët janë me masën ndëshkuese të përjashtimit nga punimet e kuvendit dhe si të tillë ata nuk janë lejuar në seancë.

Një pjesë tjetër e deputetëve të opozitës janë futur brenda. Vlen të theksohet se deputetët e grupimit të Bashës kanë mbërritur pak pas orës 09:00.

Garda ka mundësuar një korridor që deputetët që nuk janë të përjashtuar të futen lehtësisht në godinë, ndërsa të tjerët të qëndrojnë jashtë saj.