Mes zhurmës së bilbilave, janë votuar me shpejtësi disa ndryshime në akte normative dhe marrëveshje ekonomike sot në sallën e Kuvendit.
Edhe pse nuk pati flakadanë, karrige grumbull e përplasje verbale, këtë herë deputetët e opozitës qëndruan në këmbë para foltores me pankarta në duar.
Pa diskutime mes palëve, mazhoranca votoi nen për nen 10 projektligje e 3 akte normative të parashikuara në rend dite. Ratifikimi i marrëveshjes së financimit me Francën, akti normativ për shtesa dhe ndryshime në buxhetin e vitit 2023, akti normativ për shtesa dhe ndryshime për tatimin mbi të ardhurat dhe shqyrtimi i aktit normativ për masa urgjente për trajtimin e ujërave të ndotura ishin disa nga projektligjet që morën 75 vota pro të mazhoritarëve.
Po ashtu u votua emërimi i Plarent Ndrecës.
I pranishëm në këtë seancë plenare ishte dhe kryeministri Edi Rama i cili nuk tha asnjë fjalë përveçse ngriti kartonin jeshil duke buzëqeshur.
Seanca plenare zgjati vetëm 12 minuta.