Autorja Mary Jordan në librin e saj me titull “Arti i marrëveshjes së saj, historia e pa treguar e Melania Trump” shkruan se një prej arsyeve përse Melania Trump e vonoi zhvendosjen e saj nga New York City në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, ishte sepse po rinegocionte marrëveshjen paramartesore me Presidentin Donald Trump. Libri del javën tjetër dhe është shkruar nga një reportere e “Washington Post”.
Autorja Mary Jordan citon burime të afërta me Trump të thonë se qëllimi i saj për ta bërë këtë ishte të “ndryshonte marrëveshjen e saj financiare me Trump – asaj pjese që ajo vetë i referohej si “kujdesi për djalin e tyre, Barron”. Libri mbështetet në mbi 100 intervista sipas “The Post”.
Sipas tre personave të afërt me Trump, Melania është siguruar në marrëveshjen e re që “Barron të mos përjashtohet nga bizneset e familjes”. “Ajo i donte provat me shkrim që kur të vijë fjala tek oportunitetet financiare dhe trashëgimia, i biri të trajtohet njësoj si tre fëmijët e tjerë më të mëdhenj të Trumpit”, shkruan Jordan.
Zëdhënësja e Zonjës së Parë megjithatë, i hodhi poshtë këto pretendime duke thënë se libri ishte i mbushur me informacione dhe burime të pavërteta.