Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, kandidatja për deputete e PD-së në Qarkun e Tiranës, Grida Duma ka bërë një interviste ndryshe nga herët e tjera. Ajo i është përgjigjur pyetjeve kurioze të qytetarëve pa hezitim. Një ndër pyetjet që një qytetare ka bërë ishte se çfarë bën që është në një formë kaq të mirë fizike. Grida tregon se përpiqet të kujdeset për pamjen, ushqimin, veshjen dhe përpiqet që të bëjë aktivitet fizik çdo ditë. Madje ajo tregon se mbrëmjeve kur shikon emisione politike ajo ushtrohet me 2-3 girat që ka në shtëpi.
Qytetarja: Më thoni tre gjëra që doni të ndryshoni në jetën tuaj.
Grida Duma: Kohë më shumë për veten padiskutim, më shumë kohë për projektin që përmenda dhe mundësi për të bërë gjëra faktive dhe jo vetëm për të folur për politikë. Urojmë që pas 25 Prillit të jemi në qeverisje dhe të bëjmë gjëra, jo vetëm të tregojmë se si bëhet.
Qytetarja: Je një grua shumë e bukur, cila është rutina jote që rri gjithmonë në formë?
Grida Duma: Mendoj që mirëmbajtja është e domosdoshme dhe nuk ka arsye pse ta themi ndryshe. Nuk është se përpiqem aq shumë sa duket në një farë mënyre, por ia kam marrë pak dorën e të shfaqurit në televizion dhe kujdesit që duhet përpara se të vish në media dhe kjo ndoshta jep përshtypjen që është shumë. Me vite fillon mëson të bësh disa veprime të cilat në jetë të ndihmojnë.
Të hash gjithë ditën nga pak, të mbash peshën trupore, të veshësh gjëra njëngjyrëshe sepse kurrë nuk gabohet dhe të përpiqesh të bësh një aktivitet fizik rreth 30 minuta në ditë, të cilën gjatë fushatës unë e bëj duke ecur, por para fushatës unë e bëj edhe duke ndjekur emisionet politike, bëj me 2-3 gira në shtëpi 40-45 minuta në ditë, ia këshilloj të gjithëve. Ndryshimi i ushqimeve, nuk duhen ngrënë të njëjtat ushqime gjithë kohës. Nëse ushqehesh me të njëjtat gjëra, trupi ngec nuk metabolizohet më, kështu që unë filloj ndryshoj gjëra.
Përsa i përket vaksinimit, Duma shprehet shumë optimiste dhe do ishte shumë e gatshme ta bënte.
Qytetarja: Zonja Grida do ta bëni vaksinën kur të vijë?
Grida Duma: Absolutisht po dhe është një mesazh për të gjithë, le t’i lëmë mënjanë këto merake me shumë sofistikime, vaksinat duhen, është detyrim sidomos i joni që jemi me shumë njerëz, duhet dhe janë detyrim i joni i pari dhe pastaj i kujtdo.
Rudina Magjistari: Edhe rusen edhe kinezen?
Grida Duma: Nuk kam asnjë ndryshim dyshues me jetën. Duhet bërë ajo që duhet bërë, le të themi që marrim shumë ilaçe të pakontrolluara ndonjëherë për t’u shqetësuar kaq shumë për një vaksinë.