Bota Sekreti i vrasjes në Ukrainë të një kapiteni të shërbimit sekret rus

Sekreti i vrasjes në Ukrainë të një kapiteni të shërbimit sekret rus

Një anëtar i shërbimit sekret të inteligjencës GRU nga Rusia, kapiteni Alexei Glushchak, 31 vjeç, u vra në Ukrainë, konfirmoi Rusia.

Glushchak, nga Tyumeni i Siberisë, vdiq në portin ukrainas të Mariupolit, por rusët nuk dhanë detaje se si u vra.

“Për shkak të fshehtësisë së rreptë të operacionit ushtarak, rrethanat e vdekjes së heroit të Tyumenit nuk bëhen të ditura”, thuhet në deklaratë, sipas Daily Mail.

Imazhet e funeralit të Glushchak në Rusi janë shfaqur ku ai u varros me nderime të plota ushtarake nga Garda e Nderit, pavarësisht se Rusia fsheh “mijëra” të vdekur nga publiku.

Pushtimi rus i Ukrainës deri më tani i ka kushtuar Putinit 12 komandantë, duke përfshirë tre gjeneralë.

U zbulua se ditën kur oficeri i inteligjencës ushtarake vdiq, ai po fliste me gruan dhe nënën e tij në Rusi.

Ai i telefonoi për t’i uruar për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, por ata mësuan të njëjtën mbrëmje se ai ishte vrarë.

Ai do të dekorohet pas vdekjes.