Dy ditë më parë, Policia e Perusë sekuestroi 2,2 ton kokainë, që do të dërgohej nga porti i Limës, në Holandë. Droga ishte fshehur në kanaçe asparagusi, ndërsa në pranga ranë shtatë peruanë dhe u lëshuan urdhër-arreste ndaj dy shqiptarëve.
Bëhet fjalë për dy shtetas, të cilët kishin shkuar në Peru me qëllim financimin dhe koordinim e dërgimit të kokainës që do të kishte si destinacion Holandën.
Ata janë Franc Malo dhe Gentjan Meta, të njohur si “Mjekroshi” dhe “Qerosi. Ata kishin hyrë përmes Ekuadorit në Peru, duke u paraqitur si turistë, për të nisur negociatat për dërgimin e drogës që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos.