120 mijë euro janë sekuestruar nga policia e Fierit pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Sekuestro preventive është vendosur mbi llogarinë bankare të shtetasit me iniciale T.B.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.