Policia holandeze ka sekuestruar sasinë më të madhe te parave ‘cash’ prej 12.8 milion eurosh të ndara në disa valixhe.
Sipas mediave holandeze ‘pronarë’ të kësaj sasie të madhe parash janë 7 persona të cilët janë arrestuar, ndërsa në pranga kanë rënë 2 shqiptarë, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia një burrë nga Zelanda e Re si dhe një burrë tjetër nga Maroku.
Aksioni nisi më 12 shtator pas informacioneve të policisë holandeze për trafik kokaine nga Kolumbia.
Sipas shefit të policisë së Amsterdamit, kjo është sasia më e madhe e parave “cash” të kapura ndonjëherë në Holandë.