Policia ka sekuestruar 450 kilogramë mish pule në një magazinë në Tiranë, pasi tregtohej duke mos zbatuar kushtet higjeno-sanitare.
Sasia e madhe e mishit të pulës është sekuestruar në një magazinë, në rrugën “Myslym Keta”.
“Nga kontrolli i ushtruar dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. H., banues në Tiranë, përpunonte dhe tregtonte mish, në magazinën e tij, në rrugën “Myslym Keta”, jashtë të gjitha kushteve higjeno-sanitare”, tha policia.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 52 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.