Një shumë parash janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit në dalje të Shqipërisë. Bëhet fjalë për 47,450 Euro të cilat u janë sekuestruar dy personave, të dy banues në Stamboll të Turqisë.
63-vjeçarit me iniciale E.G. u iu gjetën 30.450 Euro ndërsa 35-vjeçarit S.S. iu sekuestruan 17,000. Shumat e parave i kishin fshehur në çantat e tyre të shpinës dhe nuk i kishin deklaruar si legjislacionit.
Të dy u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Tiranës.