Bota Sekuestrohen dy ton kokainë në Itali me vlerë mbi 400 milionë euro,...

Sekuestrohen dy ton kokainë në Itali me vlerë mbi 400 milionë euro, ishte hedhur në det

Rreth 2 ton kokainë, me një vlerë në treg që përllogaritet të shkojë mbi 400 milionë euro janë sekuestruar nga Guardia di Finanza në Itali. Sipas asaj që shkruan ANSA, sasia e madhe e drogës u gjet në det, përgjatë brigjeve të Siçilisë.

Droga ishte e paketuar mirë, për të shmangur lagien nga uji dhe pakot ishin lidhur me njëra-tjetrën me anë të një rrjete.

Kokaina dyshohet të jetë hedhur në det nga anije mallrash me qëllim që të merrej më pas nga trafikantët për t’u transportuar në tokë.

Autoritetet italiane sekuestruan mbi 1600 pako, me një peshë totale prej gati 2 ton. Kjo konsiderohet si një nga ngarkesat më të mëdha të kokainës, të gjetura në territorin italian.