Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
M. Gj., 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje pasi në rrugën “Sulejman Delvina” , shërbimet e Komisariatit Nr. 2 gjatë kontrollit në një nga ambientet e pallatit ku banonte shtetasi M. Gj ka gjetur 7 doza me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë si dhe 51 fishekë luftarakë.
Kontrolli me tej ka vijuar dhe në banesën e shtetasit M. Gj, ku i është gjetur dhe një sasi e dyshuar narkotike Kanabis Sativa të cilat së bashku me lëndën narkotike të dyshuar Heroine dhe fishekët luftarakë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu Nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi J. V., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamed Gjollesha” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu gjetën dy doza të dyshuara me lëndë narkotike Heroinë.