Aktualitet Sekuestrohen mbi 2200 tonë naftë kontrabandë, erdhi me anije cisternë nga Libia...

Sekuestrohen mbi 2200 tonë naftë kontrabandë, erdhi me anije cisternë nga Libia në Durrës

Një sasi e madhe nafte kontrabandë është sekuestruar në Portin e Durrësit gjatë një aksioni të koduar “Ring”. Katër persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Gjithsej janë sekuestruar 2275 ton naftë që kishte ardhur me anije cisternë nga Libia në Portin e Durrësit.

Të arrestuarit janë kapiteni i anijes Z.A. 54 vjeç, M.A. 25 vjeç, A.A. 43 vjeç të tre banues në Libi dhe B.T. 25 vjeç banues në Siri.

Ndërsa të proceduarit në gjendje të lirë janë A. B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.