Policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal armësh luftarake, municione, mjete shpërthyese, valutë të huaj si dhe bimë dhe fara të lëndëve narkotike, në një operacion të zhvilluar në fshatin Dëshiran të bashkisë së Belshit.
Uniformat blu kanë vënë në pranga edhe dy persona si posedues të këtyre materialeve dhe lëndëve narkotike.
Mes materialeve luftarake janë gjetur edhe 6 granata dore dhe rreth 3300 fishekë pistolete dhe kallashnikovi.
Ndërsa mes lëndës narkotike të llojit kanabis sativa janë gjetur edhe 75 bimë të thara të dyshuara opiumi. Nga hetimet paraprake dyshohet se personat e arrestuar kryenin aktivitetin e paligjshëm të kultivimit dhe tregtimit të lendeve narkotike.