Një arsenal armësh është sekuestruar nga policia në Dibër gjatë një aksioni të koduar “Weapons”.
Në kuadër të këtij aksioni u arrestuan D.D. 68 vjeç dhe djali i tij P.D. 38 vjeç, në banesën e të cilëve në fshatin Shullan u gjetën 2 kallashnikovë, një pushkë, një armë gjahu, tritol, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 73 kapsolla detonatore, 715 fishekë dhe 5 krehëra arme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.