Autoritetet në Amerikë kanë kërkuar që të rrisin moshën ligjore të shitjes për produktet e duhanit nga 18 në 21. Ky vendim vjen pasi statistikat kanë treguar se personat që janë përdorues të duhanit janë rritur në mënyrë alarmante.
Është një epidemi mbarëkombëtare që nuk mund të shpërfillet përdorimi i produkteve të duhanit, veçanërisht i cigareve elektrike, në mesin e adoleshentëve dhe të rinjve.
Këtë vit Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) publikuan një raport që vlerësonte se afërsisht 4.9 milion nxënës të shkollave të mesme ishin përdorues të duhanit vitin e kaluar, nga 3.6 milionë në vitin 2017.
Kjo është një rritje prej 36% dhe është nxitur kryesisht nga rritja e përdorimit elektronik të cigareve, të cilat u rritën me 78% në mesin e nxënësve të shkollave të mesme nga viti 2017 deri në vitin 2018.
Prindërit në të gjithë Amerikën janë të shqetësuar për këtë fenomen, të cilët me të drejtë frikësohen nga rritja e përdorimit të produkteve të duhanit tek fëmijët.
Kjo është arsyeja pse kohët e fundit është prezantuar një projekt-ligj bipartizan për të rritur moshën ligjore të shitjes për produktet e duhanit nga 18 në 21.