Duhet të ishte “Xavi” i Interit, por deri tani nuk ka shpërblyer aspak besimin dhe investimin, aq sa drejtuesit zikaltër janë duke menduar që të mos paguajnë Sassuolon për huazimin me të drejtë blerje që kanë vendosur për të.
Një tjetër dëmtim, i pesti këtë sezon, bllokon sërish Stefano Sensin. Mesfushori zikaltër, 18 ndeshje të luajtura dhe 3 gola, ka pasur një problem muskulor në kofshën e djathtë dhe do të kryejë analizat mjekësore për të parë entitetin e dëmtimit.
Sensi kishte munguar në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit (mes të cilave Juventus-Inter) për dëmtim në këmbë. Veç kësaj, mes tetorit dhe dhjetor pati problem tjetër muskulor. Një sezon për t’u harruar për mesfushorin e Contes.