Orë vendimtare për kampionatin italian të futbollit, që pret miratimin e Komitetit Tekniko-Shkencor të qeverisë për nisjen e stërvitjeve kolektive në datën 18 Maj.
Aprovimi i kësaj kërkese nuk e bën të sigurt rifillimin e Serisë A, por është një hap shumë i rëndësishëm drejt rikthimit në fushat e blerta.
Datat e mundshme të vazhdimit të kampionatit tashmë janë 13 dhe 14 qershori. Por, sipas mediave italiane, nëse pas rinisjes rezulton qoftë edhe një tjetër person nga futbolli italian i infektuar me koronavirus, kampionati rrezikon të përballet me një tjetër ndalesë të gjatë.