Sport Serie A në pikëpyetje, qeveria italiane: Mund të ndjekim shembullin e Francës

Serie A në pikëpyetje, qeveria italiane: Mund të ndjekim shembullin e Francës

Në një kohë kur skuadrat kanë nisur të grumbullojnë futbollistët e tyre, nga qeveria italiane vjen një deklaratë tronditëse për futbollin.

“Mund të ndjekim shembullin e Francës”, është shprehur ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora, duke vënë në pikëpyetje të madhe rifillimin e Serie A.

“Ne kërkojmë nga Federata, një protokoll të zbatueshëm. Nuk jemi të sigurtë se sa tamponë mund të sigurojnë klubet, pa harruar ato të Serisë B me më pak mundësi ekonomike. Klubet mendojnë vetëm për të shpëtuar nga kriza ekonomike, por nëse nuk do të kemi siguri, kampionati nuk do të vazhdojë”, ishin fjalët e ministrit Spadafora, që lënë në ankth Federatën italiane, por mbi të gjitha, presidentët e klubeve.