Shifra të larta të viktimave dhe të të infektuarve janë shënuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë humbur jetën 15 persona të infektuar me koronavirus.
Viktimat janë një 45-vjeçar, një 80-vjeçar, një 82-vjeçar nga Tirana, një 49-vjeçar nga Lezha, një 58-vjeçare nga Saranda, një 61-vjeçare dhe një 70-vjeçar nga Shkodra, një 61-vjeçar nga Kukësi, një 65-vjeçar nga Mati, një 65-vjeçar nga Dibra, një 66-vjeçar dhe një 72-vjeçare nga Pogradeci, 71-vjeçar nga Fieri, 86-vjeçar nga Lushnja.
Rastet e reja
Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 836 qytetarë në 24 orët e fundit nga 2.677 testime.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë, 28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë, 9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë, 5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë, 3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër, 1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15,055 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.
Vdekja e fëmijës 16 muajsh
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së fëmijës që humbi jetën sot në pediatrinë e Tiranës, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar. “Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kaëasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19“, sqaroi MSH.