Quique Setien i ka ditët të numëruara në stolin e Barcelonës. E pranoi vetë trajneri i “blaugranave” në prononcimin pas humbjes së hidhur 1-2 në “Camp Nou” ndaj Osasunas. Setien u shpreh se nuk e di nëse do të jetë akoma trajner i Barcelonës kur të rinisë fushata në Champions, në gusht.
“Shpresoj të jem trajneri i Barcelonës në Ligën e Kampionëve, por nuk e di”.
Lionel Messi shpërtheu pa kritika pas ndeshjes, duke e pranua se Reali e fitoi titullin nga gabimet e Barçës, por Setien vazhdon të këmbëngulë se ekipi i tij ka qenë viktimë e fatit të keq.
“Jam dakord me Messin në disa gjëra. Duhet të bëjmë autokritikë dhe nëse nuk e bëjmë, do të na kushtojmë shumë në atë që duam të arrijmë. Jemi përpjekur që të përmirësohemi gjatë këtyre muajve, por janë disa gjëra që na kanë kushtuar dhe kanë lënë në hije gjërat e mira që kemi bërë”, përfundoi Setien.