Pas një tërheqjeje disa mujore, që nga viti 2018-të, Mërkuri është rikthyer sërish në zodiaki, duke sjellë ndryshime të mëdha sidomos për muajin prill. Mirëpo shenjat e horoskopit nuk janë aq entuziaste për këtë gjë: pasi do të përplasen iluzionet dhe energjitë e humbura me planet e reja dhe ndryshimet esenciale, por ja çfarë do të ndodhë me secilën shenjë:
Dashi
Dashi duhet të marrë një periudhë shkëputjeje nga gjithçka dhe të përqendrohet tek e ardhmja.
Demi
Kjo lloj “ringjalljeje” e Mërkurit do të hapë një fazë të re sfidash për Demin. Keni në mendje shumë ide dhe projekte të reja, kështu që luani vendit dhe përpiquni maksimalisht për të dhënë më të mirën tuaj.
Binjakët
Ashtu si Demi, edhe Binjakët i pret një fazë e re sfidash sidomos në aspektin profesional. Me pak përqendrim dhe vullent do të mund t’ia dilni mbanë.
Gaforrja
Gaforrja nuk i ka marrëdhëniet shumë mirë me paratë, mirëpo Mërkuri do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e këtij raporti. Gjithashtu do t’ju ndihmojë të kthjelloni idetë dhe gjithçka që bluani në kokë.
Luani
Pas një periudhe jo shumë të lehtë sidomos në raportet ndërpersonale, Luani do të fitojë energjinë e humbur dhe do të mund të jetë në koherencë me gjithçka ndodh rreth tij.
Virgjëresha
E dimë që Virgjëreshës i pëlqen që gjithçka të rrotullohet rreth saj, mirëpo Mërkuri do të eklipsojë figurën tuaj gjatë fillimit të prillit. Mos humbni toruan, por tregohuni të kujdesshëm e të vëmendshëm.
Peshorja
Miqtë e Peshores do të përballen me shumë “Jo, nuk mundem” apo “Nuk dua” nga ana e kësaj të fundit, pasi Mërkuri do të ulë ndjeshëm dëshirën e tyre për të dalë e dëfryer. Do t’i kushtoni më shumë rëndësi punës dhe gjërave që vlejnë vërtetë.
Akrepi
Akrepi është një ndër shenjat e përkëdhelura të Mërkurit dhe yjeve për këtë muaj. Ju presin ditë të paqta ku çdo është në vendin e duhur. Do të gjeni balancën ideale mes punës,argëtimit, ndjenjave dhe financave.
Shigjetari
Gjërat në dashuri dhe punë nuk po shkojnë ashtu siç doni? Asgjë për t’u shqetësuar, është thjesht një fazë kalimtare. Ju nevojitet vetëm pak vullnet dhe dëshirë për t’u përfshirë më tepër në lidhjen në çift dhe mes kolegësh.
Bricjapi
Bricjapit do t’i duhet të marrë një vendim të rëndësishëm përsa i përket përkujdesjes fizike, ndoshta duhet ta mendoni seriozisht idenë për t’u marrë me sport, palestër dhe ndryshuar regjimin ushqimor.
Ujori
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, shenja më e pavarur e horoskopit do të rigjejë dëshirën për t’u marrë me veten. E keni lënë ca pas dore ndaj duhet të rikuperoni kohë.
Peshqit
Peshqit, shenja më e ndjeshme e horoskopit, do të përkëdhelet nga dy planet Mërkuri dhe Dielli që do ta afrojnë me njerëzit e dashur dhe do ta ndihmojnë të gjejë entuziazmin e humbur.