Horoskopi Sfida dhe tensione, ç’ndodh me 12 shenjat e horoskopin tani që Marsi...

Sfida dhe tensione, ç’ndodh me 12 shenjat e horoskopin tani që Marsi ka kaluar në Dem

Duke filluar nga dita e sotme, të gjitha shenjat e horoskopit do të përballen me një rënie të ndjeshme të humorit, vullnetit, dëshirës për të punuar etj.

Marsi në shenjën e Demit do të shoqërohet me një periudhë relativisht “të errët” të karakterizuar nga reflektimi, pezmatimi dhe mendimet negative që shpeshherë mund të ngatërrohen edhe me realitetin.

Dashi

Jemi mësuar ta shohim Dashin gjithmonë të fortë, energjik dhe në formë, ndaj mund t’ju habisë ky lloj pezmatimi. Mos u shqetësoni, është një situatë e përkohshme që do të kalojë shumë shpejt. Është mirë që gjatë kësaj periudhe të reduktoni orët e gjata të punës, udhëtimet dhe të qëndroni vetëm me njerëz pozitivë.

Demi

Ndërkohë që Dashi nuk ka dëshirë të bëjë asgjë, Demi është në gjendje të pushtojë botën. Marsi do t’ju furnizojë me një bum energjish, të cilat do të përmirësojnë performancën tuaj në punë, shoqëri, familje dhe me partnerin. Do të zbuloni një anë tjetër të seksualitetit tuaj, për të cilën nuk ishit në dijeni. Lum partneri që ju ka pranë!

Binjakët

Marsi do të vendosë në sfidë miqësitë e të gjithë Binjakëve. Do të keni nevojë për ndihmën e tyre, por të paktë janë ata që do t’ju zgjasin dorën. Ky është momenti ideal për të marrë disa vendime dhe të përcaktoni cilët njerëz doni pranë vetes.

Gaforrja

Sa më pak impenjime të merrni, aq më mirë do të jetë për ju. Qëndroni sa më larg nga situatat stresuese, njerëzit e papërgjegjshëm dhe gënjeshtarë. Jeni në një moment kyç të jetës suaj dhe duhet të qëndroni sa m larg çdo negativitet i mundshëm.

Luani

Marsi do të fusë në një oazë reflektimi edhe të lindurit në shenjën e Luanit. Ka ardhur koha të mendoni më seriozisht për të ardhmen tuaj profesionale dhe rritjen në karrierë. Duhet të  gjeni një punë të re.

Virgjëresha

Në ndryshim nga shenjat e tjera, Marsi do t’ju tërheqë veshin të gjithë Virgjëreshave të cilët kanë probleme serioze me sjelljen në komunitet. Nuk mund të bëni gjithmonë sipas mendjes suaj dhe të thyeni rregullat, pasi në fund do të përfundoni vetëm.

Peshorja

Kalimi i Marsit në shenjën e Demit do të shndërrohet në një sfidë të vërtetë për të gjithë të lindurit nën Peshore. Duhet të mësoni si të kontrolloni  tensionet e brendshme që ju shoqërojnë këto kohë dhe të përmirësoni marrëdhëniet shoqërore.

Akrepi

Ndërkohë që shumë shenja do të përfshihen nga një fazë e gjatë reflektimi, Akrepi do t’i futet punës pa humbur kohë. Marsi do t’ju bekojë me një burim të mirë energjie që do t’ju ndihmojë të ndërtoni komunikim sa më të mirë me të tjerët, si dhe të dukeni më joshëse në sytë e tyre.

Shigjetari

Përpiquni të vendosni disa limite në jetë, do t’ju ndihmojë të ndërtoni marrëdhëniet e duhura me njerëzit e duhur. Ju duhet të merrni disa kohë për veten dhe të riorganizoni mendimet, planet dhe kujtimet. Mos harroni, gjërat e mira duan kohën e tyre.

Bricjapi

Keni aq shumë potencial brenda vetes këto kohë sa duket sikur ju shpërthen nga poret. Ju presin edhe emocione shumë të bukura.

Ujori

Jeni në një periudhë ku ju presin zgjedhje aspak të lehta. Ju duhet të merrni disa vendime dhe për fat të keq nuk keni askënd pranë që të mund t’ju udhëzojë.

Peshqit

Më në fund, edhe Marsi do të shndërrohet në aleatin tuaj. Do të merrni një shpërblim të mirë financiar në punë, me të cilat do të bëni ndryshimet në shtëpi që prisnit prej kohësh.