Ndërsa shumica e botës kërkon dëshpërimisht vaksinat anti-COVID, ka prova që në Francë miliona njerëz hezitojnë të marrin vaksinën.
Sondazhet më të fundit tregojnë se rreth gjysma e popullsisë së rritur mund të refuzojë vaksinimin, duke bërë që profesionistët shëndetësorë të shqetësohen për sigurinë publike afatgjatë.
Skepticizmi i vaksinave është i lartë në shumë vende evropiane dhe në pak vende më shumë se Franca, ku të ashtuquajturat faqe dhe platforma “anti-vax” kanë tërhequr mijëra ndjekës.
Një nga site-t më aktive drejtohet nga Marie Werbregue në një fshat të vogël francez, e cila beson se vajza e saj dhe të tjerët pësuan autizëm nga vaksinat e fëmijërisë. Një pretendim i diskutuar gjerësisht nga profesioni i mjekut dhe kompanitë farmaceutike.
Ajo thotë se nuk ka qenë kurrë e frikësuar nga COVID. “Unë e di me siguri që është thjesht një grip i keq dhe kjo nuk është ajo që më frikëson”.
Ndërsa pikëpamja e Marie Werbregue, dhe pozicionimi i saj i hapur për vaksinat dhe kompanitë e mëdha të farmacive, përfaqësojnë një pozitë ekstreme në Francë, ka shumë prova që miliona njerëz nuk kanë besim tek inokulimet.
Sociologia franceze e shëndetit Dr Caroline De Pauw na flet nga Universiteti i Lille dhe thotë se frika dhe skepticizmi janë të rrënjosura në frikën e së kaluarës shëndetësore, veçanërisht mbi vaksinën e hepatitit B në vitet 1990.
“Në atë kohë ishte skandali që lidhte vaksinën me rastet e sklerozës së shumëfishtë. Dhe papritmas, u bë një lidhje e cila është mohuar që nga të gjitha autoritetet shëndetësore, duke përfshirë autoritetet e pavarura mjekësore, për shkak të lidhjeve me industrinë farmaceutike.
“Dhe Franca ka probleme të shkojë përtej kësaj çështje të hepatitit B dhe lidhjeve me industrinë farmaceutike.”
Ajo thotë se krahasuar me pjesën tjetër të botës, qytetarët francezë janë skeptikë, madje të frikësuar.