Bota Sfida e re: Dubai do ndërtojë ndërtesën më të lartë të banimit...

Sfida e re: Dubai do ndërtojë ndërtesën më të lartë të banimit në botë (VIDEO)

Edhe pse Burj Khalifa është tashmë ndërtesa më e lartë në botë, Dubai po planifikon të ndërtojë një rrokaqiell të ri rezidencial më të lartë dhe luksoz.

Burj Khalifa, si ndërtesa më e lartë në botë, është 830 metra e lartë, përmban një hotel, zyra dhe apartamente luksoze, ndërsa ndërtesa më e lartë rezidenciale është Kulla Central Park në New York (470 m).

Binghatti, një kompani me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ndërtojë kullën e re më të lartë në partneritet me Jacobs & Co, një prodhues bizhuterish, thekson The Times.

“Projekti i propozuar përfshin më shumë se 100 kate të përbërë nga rezidenca luksoze me dy dhe tre dhoma gjumi,” tha kompania.

Siç deklarojnë ata, godina do të ketë në shërbim të tyre staf që do të ofrojë shërbime si kopsht fëmijësh, truproje, shofer apo kuzhinier privat për pronarët e apartamenteve. Gjithashtu, ndërtesa do të ketë një klub privat me një pishinë infinit dhe një dhomë të madhe ndenjie.

Binghatti thotë se pesë penthouset me kurorë të zbukuruar me xhevahir në majë të kullës do të jenë “më luksoze dhe ekskluzive” në Dubai, me një datë hapjeje për ndërtesën që ende nuk është shpallur.

Tregu i pasurive të paluajtshme luksoze të Dubait ka parë zhvillim të pabarabartë gjatë 15 viteve të fundit dhe e ardhmja e Dubait si një qendër ndërkombëtare u bë e diskutueshme gjatë pandemisë, pasi linjat ajrore ndaluan shumicën e trafikut, por zhvillimet e tjera botërore e kanë parë përsëri bumin e qytetit.