Artistja Shakira vazhdon ti dërgojë mesazhe ish-partnerit Gerarld Pique në këngët e saj. Së fundmi kanë dalë disa fragmente të këngës më të re ku sipas mediave të huaja përflitet se teksti i dedikohet futbollistit.
45-vjeçarja ka bashkëpunuar me producentin Bizarrap në një këngë të re e cila u publikua në spanjisht të mërkurën.
Këngëtarja i referohet 23-vjeçares që ish-partneri i saj përflitet se kishte filluar të takohej vitin e kaluar para se të ndaheshin, duke thënë: “Ti shkëmbeve një Ferrari me një Twingo. Ke shkëmbyer një Rolex me një Casio.”
Në një rresht tjetër të këtij teksti ajo thumbon më ashpër ish-mbrojtësin e Manchester United: “Shumë palestër, por puno edhe pak me trurin.’
Gerard, i cili ka dy djem me Shakirën gjatë lidhjes së tyre 11-vjeçare, u duk se iu përgjigj thumbave të hedhura në drejtimin e tij dhe të partneres së re përpara publikimit të plotë të këngës me një postim në Twitter ku shihen disa ikona qesharake.