Policia e Dibrës ka vënë në pranga burrë e grua dhe një të afërmen e tyre nën akuzën e shantazhit për dhënie pasurisë.
I.M. 23 vjeç, S.M., 24 vjeçe, burrë dhe grua dhe një 17-vjeçare shantazhonin një shtetase 17-vjeçe, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale, në rrjete sociale.
Falë veprimeve hetimore profesionale të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në rrjetin social “Instagram”, dhe shantazhonin një 17-vjeçare, duke i kërkuar vlera monetare për mospublikimin e disa fotove e videove intime.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar ligjërisht se tre shtetasit e arrestuar, kanë përfituar nga 17-vjeçarja, shumën e parave prej 15.000 lekë.